Kurti: Kriminelët e luftës duhet të dalin para drejtësisë, Kosova nuk mund të falë dhe as të harrojë

03 maj 2023 | 12:47

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, derisa ka përkujtuar masakrën e Bukoshit është shprehur se kriminelët e luftës duhet të nxjerrën e para drejtësisë.

Në këtë kontekst, Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të falë dhe as të harrojë.

“Më 3 maj 1999 oborri i shkollës në Bukosh u mbulua me gjak. 25 burra dhe djem të rinj shqiptarë u pushkatuan. Forcat policore të Serbisë i vranë ata, vetëm pse ishin shqiptarë. I ekzekutuan pasi i ndanë nga kolona e banorëve të fshatrave të Suharekës, që i kishin dëbuar nga shtëpitë e tyre. Dëbimi, vrasja dhe zhdukja me forcë e shqiptarëve ishte pjesë e projektit gjenocidal të Serbisë për shfarosjen e shqiptarëve, ‘Patkoi’.  Kriminelët e luftës duhet nxjerrë para drejtësisë. Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Republika e Kosovës nuk mund të falë e as të harrojë. Në përvjetorin e 24-të, përkujtojmë martirët e Masakrës së Bukoshit. Lavdi!”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Javi Garcia është larguar nga posti i trajnerit të skuadrës…