Kurti kritikojë opozitën, reagon Molliqaj: E do shpirtin dhe mendjen e secilit

27 maj 2021 | 15:18

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar ndaj kritikave që sot kryeministri Albin Kurti ia bëri opozitës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Molliqaj ka thënë se Kurtit nuk i mjafton krejt pushteti.

Sipas tij, ai e do shpirtin dhe mendjen e secilit.

 

Postimi i plotë i Molliqajt:

Nuk i mjafton krejt pushteti, e do shpirtin dhe mendjen e secilit.

Kurti i paska nisur kritikat për opozitën. Opozita s’paska dije përballë tij. I ka të patejkalueshme kualifikimet e rangimet. Tipike për “mësuesit e mëdhenj” – ata që të vërtetën, botën e historinë e kane të lidhur për kërthizën e tyre.

Më shumë se sa opozitën, Kurti po e shpalos veten. Ai e don një opozitë që s’sheh më shumë se sa nuancë brenda totalitetit të tij diskursiv.

Jo që nuk ka çfarë të thuhet për opozitën, por disa gjëra janë klasike dhe s’kanë pse komplikohen. Vërtetë na duhet kritikë e heterogjenitetit përballë qeverise, por kusht për këtë gjë është që Qeveria të mbetet jashtë këtij debati. Opozita duhet të brengoset kur Kurti pajtohet me ta.

Në anën tjetër, shiheni zv.ministrin Durmishi me fituesin e tenderit të parë. Llaf, mish e raki. Çfarë dije na u dashka për ta ditur që ky është konflikt i pastër interesi?! Paj kjo punë s’është as e re, as s’don mend për shtjellim. Më shumë kërkon pozicion jashtë orbitës totalitare.

May be an image of 4 people and people sitting

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Villareal e fitoi Ligën e Evropës, pasi në finale e…