Kurti kritikon deputetët që e votuan demarkacionin
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, i ka kritikuar deputetët që e kanë votuar këtë marrëveshje.
Ai ka thënë se me këtë veprim ata kanë shkelur Kushtetutën dhe integritetin territorial të Kosovës.
“Sot deputetë e Kuvendit të Kosovës iu bashkuan tradhtisë së presidentit Thaçi dhe shkeljes së Kushtetutës dhe integritetit territorial të Kosovës dhe dhunës policore mbi deputetët e Kuvendit. Shumica dërrmuese e Vetëvendosjes ose u arrestuan ose u përjashtuan padrejtësisht. Njëherësh është dashur të bëhej korrigjimi e më pas miratimi i marrëveshjes së demarkacionit. Është dashur që Qeveria të rifillojë bisedimet me Malin e Zi. Kollçaku është përjashtuar pa qenë fare në një prej rasteve në Kuvend. Kjo është tejet e paskrupullt. Veseli është njeriu më i gabuar për të udhëhequr një institucion të shtetit tonë”, ka thënë Kurti.