Kurti kritikon qeverisjen në vend
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë Kosova ka imazh shumë të keq dhe se e gjithë bota e di se qeveriset nga mafiozë, monopolistë dhe kriminelë.
Ai ka thënë se do të vijë njohja e Kosovës nga lëshimet dhe koncesionet që ne do t’i bëjmë, por vetëm nga këmbëngulja jonë në përparimin dhe zhvillimin e shtetit në të gjitha aspektet.
“Sa i përket sakrificave e koncesioneve, Kosova boll ka sakrifikuar. Nuk do të vijë njohja e Kosovës nga lëshimet dhe koncesionet që ne do t´i bëjmë, por vetëm nga këmbëngulja jonë në përparimin dhe zhvillimin e shtetit në të gjitha aspektet. Edhe njohjet janë pakësuar, edhe integrimi evropian është larguar e liberalizimi i vizave nuk po bëhet, jo pse s´kemi sakrifikuar, por sepse kemi një shtet shumë të korruptuar, me imazh shumë të keq, që gjithë bota e di se qeveriset nga mafiozë, monopolistë e kriminelë”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.