Kurti kritikon Victor Orbanin e Hungarisë dhe Narendra Modin e Indisë

18 tetor 2023 | 08:35

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, të martën ka mbajtur një ligjeratë në Konferencën e Paqes: Demokracia kundër autokracisë.

Në atë ligjeratë, Kurti ka folur për përballjen e demokracisë me autokracinë, duke kritikuar edhe liderë botërorë.

Fjalën e kishte për kryeministrin hungarez, Viktor Orban, që i kishte quajtur hungarezët si ”racë e pastër”, Kurti kritikoi një diskurs të tillë.

Por kritika ka hedhur edhe për presidentin e Indisë, Narendra Modi, që sipas Kurtit po synon krijimin e një etnokracie hindu, përkundër diversitetit kulturor në Indi.

”Për shembull, në ditët tona mund të dëgjojmë kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban të flasë kundër “përzierjes së racave” dhe me krenari t’i quan hungarezët një “racë të pastër”, mund të mësojmë se Rusia i ka quajtur stërvitjet e saj të përbashkëta të mbrojtjes ajrore ushtarake me Serbinë “Mburoja Sllave”, dhe ne mund të shohim se si India e Narendra Modit, demokracia më e populluar në botë, po rrezikon të lëvizë drejt një lloj etnokracie hindu. Kërkesa këmbëngulëse e udhëheqjes autokratike të Serbisë për një asociacion të komunave me shumicë serbe në Kosovë mund të mos vlerësohet siç duhet pa këtë kontekst global, edhe pse origjina e projektit është më e thellë se kaq”, ka thënë Kurti.

Në këtë kontekst, Kurti thotë se edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq kërkon asociaicon monoetnik, që është në kundërshtim me vlerat demokratike, shton kreu i ekzekutivit kosovar.

”Aleksandar Vuçiq, dishepull i Vojslav Sheshel dhe ministër i informacionit (që do të thotë propagandë) i Sllobodan Millosheviçit gjatë viteve të 1990-ta, kërkon të instalojë një entitet juridiko-politik etnokratik brenda Kosovës, në mënyrë që ta bëjë republikën tonë një shtet jofunksional. Ai nuk beson në idenë e qytetarisë liberal-demokratike”, ka thënë Kurti. ”Kjo është arsyeja pse në të njëjtën kohë që ai dëshiron instalimin dhe kontrollin e një entiteti të tillë brenda Kosovës, qeveria e tij po zbaton një spastrim etnik administrativ të komunave me shumicë shqiptare në Serbinë jugore duke fshirë adresat e banimit të shqiptarëve vendas nga regjistrat komunal”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka konstatuar se sondazhet tregojnë…