Kurti, kryetarëve të komunave: Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni
10 janar 2023
| 12:19
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur të martën në takim kryetarët e komunave në Kosovës.
Në fillim të këtij takimi, Kurti ka kërkuar nga kryetarët që ta rrisin cilësinë e shërbimeve komunale.
Më tutke, Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022, kjo qeveri ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.
“Gjatë vitit që lamë pas, kemi vazhduar me zbatimin e ligjshmërisë në gjithë territorin e Republikës, ku Qeveria realizoi një sërë veprimesh kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kemi përmirësuar dukshëm i mazhin e vendit tonë, Kosova ka filluar të çlirohet nga korrupsioni”, është shprehur Kurti.