Kurti kujton 77 qytetarët e vrarë në Vushtrri
23 maj 2018
| 10:50
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar 77 qytetarët e vrarë në komunën e Vushtrrisë, në 19-vjetorin e rënies së tyre.
“Në 19 vjetorin e vrasjes së 77 qytetarëve të Vushtrrisë, dje, së bashku me anëtarin e kryesisë së Vetëvendosjes, Ajet Poterën, nënkryetarin e komunës Besim Muzaqi me drejtorë e asamblistë komunalë dhe me aktivistë të Lëvizjes bëmë homazhe te varrezat ku ndodheshin edhe familjarët që i përkujtonin më të dashurit e tyre. Ne u kemi shumë borxh dëshmorëve e martirëve të cilët janë të vetmit që nuk i kanë borxh atdheut”, ka shkruar Kurti në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/