Kurti kujton betejën e Çabratit

10 maj 2021 | 12:21

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Betejën e Çabratit, ku kanë rënë 22 dëshmorë të UÇK-së.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur, ndërsa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet.

“Përgjatë tre ditëve sa zgjatën luftimet në Betejën e Çabratit ranë 22 dëshmorë të UÇK-së, kurse nga data 7 deri më 11 maj 1999 u vranë 107 civilë nga forcat serbe.  Në komunën e Gjakovës në luftën e fundit janë vrarë gjithsej 1022 civilë të paarmatosur gjersa janë 361 dëshmorë të UÇK-së nga luftimet e drejtpërdrejta edhe brenda në qytet. 22 vjet më pas i kujtojmë me ndjenjën e dhimbjes, pikëllimit e krenarisë por edhe të obligimit për vendin e popullin tonë që ata e deshën aq shumë”, ka shkruar Kurti.

May be an image of text

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Demi Rose është ndër emrat më të komentuar për paraqitjet…