Kurti kundër marrëveshjes për “Kosovën e re”
25 janar 2018
| 15:10
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kontrata për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re” me kompaninë amerikane “Contour Global” e vë interesin shtetëror të Kosovës në shërbim të një ndërmarrje të huaj private.
Ai në foltoren e Kuvendit, ka thënë se kjo kompani nuk do të punojë për Kosovën dhe qytetarët e saj, “por ne do të punojmë për ‘Contour Global’ sepse asaj me paratë e qytetarëve ia marrim përsipër” .
“Kontrata me ‘Contour Global’, do të na fshijë trefishin e Bechtel &Enkas, por kësaj radhe me hajni me transparencë meqë u publikua kontrata”, ka thënë Kurti.
Kurti njëherit u ka bërë thirrje deputetëve që ta kundërshtojnë atë kur ajo të vije në Kuvend.