Kurti i kundërpërgjigjet Veselit
16 mars 2018
| 17:21
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, i cili i ka thënë Kurtit se është duke promovuar një politikë të pafytyrë.
Kurti i ka thënë Veselit se Vetëvendosje kurrë nuk bëhet si partitë tjera.
Ai ka thënë se aktivistët e Vetëvendosjes janë të pa korruptuar dhe shumë prej tyre ende jetojnë me qira.
Më tutje, Kurti i ka thënë Veselit se kanë tradhtuar kauzën kombëtare. “Ju e keni tradhtuar kauzën kombëtare edhe e keni shitur vendin”, ka thënë Kurti.