Kurti kundërshton draft-marrëveshjen për dialog të prezantuar nga Haradinaj
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje (LV), Albin Kurti, ka kundërshtuar draft-marrëveshjen përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë të paraqitur ditë më parë nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se ky raport është i papranueshëm dhe se qasje e Qeverisë së Kosovës ndaj dialogut është kaotike.
“Fjala reciprocitet nuk figuron askund në këto 30 faqe, është një qasje e gjuhës së ndërmjetësuesit. Nëse do e kisha lexuar pa emrin e shkruesit, do mendoja se këtë letër e ka shkruar ndonjë shtet që nuk e njeh Kosovën, e jo Qeveria e Kosovës. Rreth 50 pika apo paragrafe shprehimisht i drejtohen Kosovës dhe vetëm disa sosh i referohen butësisht Serbisë”, ka deklaruar Kurti, duke shtuar se përmes një marrëveshje të tillë Serbia do e sigurojë “Zajednicën” brenda Kosovës.