Kurti: Kur rrezikohet demokracia në Amerikë, bota nuk është më e sigurtë

07 janar 2021 | 20:10

Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje , Albin Kurti, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në SHBA. Ai përmes një postimi në Twitter ka thënë se kur demokracia në SHBA kërcënohet, atëherë e gjithë bota nuk është e sigurtë.

Kurti përmes një postimi në “Twitter”,  ka shkruar se kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurtë,

“Kur demokracia në Amerikë kërcënohet, bota nuk është më e sigurt. Njerëzit e Kosovës i kanë përcjellë me shqetësim të madh skenat trishtuese në Capitol Hill dhe ne bëjmë thirrje për transferim paqësor të pushtetit duke respektuar vullnetin e popullit amerikan, e jo dhunë nga ekstremistët e së djathtës”, ka thënë Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaosi dhe trazirat që ndodhën në Capitol Hill të mërkurën…