Kurti kurrë më s’do të bëhet kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, tha se me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën.
“Është me siguri e papritur për shumicën e qytetarëve të Kosovës me pa kryeminsitrin duke e mbrojtur Asociacionin, por gjithçka është e mundshme”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se Kurti ka hequr dorë nga kërkesa për njohjen reciproke.
“Me pranimin e marrëveshjes në Bruksel e pastaj në Ohër Kurti e ka pranuar një rrugëtim të ri për Kosovën. Unë nuk jam i sigurt që ky rrugëtim është i duhur. Mendoj se ai e ka kthyer gabimisht rrugën e Kosovës në një rrugëtim me shumë të panjohura. Ai ka hequr dorë nga kërkesa themelore për njohjen reciproke”, tha Krasniqi.
Ai ka komentuar edhe fillimin e procesit të regjistrimit të popullsisë.
Krasniqi ka thënë se ky proces ka filluar me vonesë e arsyeja kryesore, sipas tij, është se Kryeministri Albin Kurti po heziton të përballet me të vërtetën sepse ”gjatë mandatit të tij kanë ikur mbi 200.000 qytetarë”. “Kurti e di që Kosova po shpopullohet, e di se këtu kanë mbet 1.500.000 banorë, numër ky që mund të zvogëlohet. Kurti i di të gjitha këto. Ai po heziton të ballafaqohet me një të vërtetë të madhe se gjatë qeverisjes së tij janë larguar mbi 200.000 qytetarë”, tha Krasniqi.
Krasniqi ka ftuar kryeminsitrin Albin Kurtin të shkojnë në zgjedhje, duke shtuar se ai nuk është i gatshëm për zgjedhje.
Krasniqi deklaroi se “në ditën që të shpallen zgjedhjet Kurti kurrë më s’do jetë kryeminsitër”, tha Krasniqi.
Krasniqi në RTV21 ka kritikuar punën e ministrave në qeverinë Kurti duke thënë se nuk mund t’i quajë praktikantë pasi që ata janë të pafatë.
“E para kanë mungesë të vizionit për ekonominë e vendit tonë. E dyta nuk kanë asnjë projekt të rëndësishëm i cili do të ishte shpenzus i madh i buxhetit dhe ndikues i zhvillimit, dhe e treta janë të paaftë, i kanë quajtur në fillim praktikantë, unë kam qenë i rezervum t”u them praktikantë, për një arsye të thjeshtë sepse praktikantëve u jep mundësi 6 muaj ose një vit për t’u mësuar për punë. Këta janë të njëjtit sikur në fillimet e veta edhe pas dy vjet e gjysmë e tri. Këta janë të paaftë, jo praktikantë”, tha Krasniqi.
Partia Demokratike e Kosovës thotë se nuk do ta votojë Projektligjin për buxhetin e vitit 2024.
“E para e punës ne nuk do të votojmë në Kuvendin e Kosovës asgjë që sjell kjo qeveri. Ne nuk do ta votojmë këtë buxhet”, tha Krasniqi.
“Vërtet nuk kemi dashur që ta politizojmë as grevën e minatorëve, por është e trishtë t’i shohim të ngujuar në horizontet 800 metra nën tokë mitnatorët e Kosovës e të na sillen në kokë pamjet e para më shumë se 30 vjet”, tha Krasniqi.
Ai tha se i ka bërë kërkesë Kurtit t’i takojë minatorët dhe t’i respektojë.
“Kurtit i kam bërë kërkesë t’i takojë e t’i respektojë e t’i dëgjojë sepse nuk është a arsyshme që qindra minatorë të rrezikohen sot për shkak të një militanti partiak”, tha Krasniqi.
Kryetari i PDK-së, duke folur për kushtet e Policisë së Kosovës, tha se qeveria duhet të reflektojë pasi që do të ketë grevë pas greve, teksa shtoi se në kohën kurr PDK-ja ishte në pushtet, policisë ua ka rritur pagat përmbi 100 %.
“Ne jemi që 4 vjet në opozitë. Ne ua kemi rritur pagat përmi 100 %. Kanë qenë shumë të vogla”, tha ndër tjera Krasniqi.
Ai shtoi se qeveria duhet t’i marrë seriozisht kërkesat e çdo kategorie që janë para një krize sociale dhe ekonomike.
“Sot është koha që kjo qeveri, këto institucione, t’i marrin seriozisht policët, por jo vetem policët, por t’i marrin seriozisht të gjitha kategorit që janë para një krize sociale dhe ekonomike”, tha Krasniqi.
Protesta e Njesësisë Sepciale, sipas tij, ishte e dhimbshme.
“E kam parë me dhembshuri sepse ka qenë fotografia që nuk kisha dashur ta shohim kurrë, aq më shumë kurr vetëm disa javë pas zhvillimeve në veri të vendit, ku pikërisht njësia speciale e intervenuese ishin heronjë të linjës së parë”, tha Krasniqi ndër tjera, teksa shtoi se Njësia Speciale i ka dhanë Kosovës një fitore të një beteje të rëndësishme kundër terrorizimit dhe sulmit agresiv ndaj Kosovës.
Krasniqi tutje shtoi se në çdo situatë në veri ka një garë kush po bën fotografi me policë.
“Kemi fjalë e gojën plotë në mbështetje të Policisë. Në çdo situatë në veri ka një garë kush po bën fotografi me policë, kush po i poston e po thur lavde. Nuk u duhen atyre lavde më shumë sesa që i kanë marrë prej popullit. Ata duhet të kenë kushte”, tha Krasniqi.
Krasniqi shtoi se “nuk është në rregull të kemi njësi elite të nivelit botëror e të paguhet 600 ose 650 euro”.