Kurti: Kurti: Jam i gëzuar që po e nisim fushatën në Gjakovë, është qyteti që pësoi më së shumti gjatë luftës”

11 janar 2025 | 14:01

Lëvizja Vetëvendosje, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka nisur aktivitetet e saj të fushatës në Gjakovë. Mëngjesin e sotëm, Kurti ka vizituar fshatrat Cërmjan dhe Bec, duke theksuar rëndësinë historike dhe sakrificat e këtij rajoni gjatë luftës.

“Jam shumë i gëzuar që jemi në Cërmjan, ku po e fillojmë fushatën tonë në Gjakovë, qytetin që ka pësuar më së shumti gjatë luftës së fundit,” ka deklaruar Kurti.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se fushata zyrtare do të hapet në orën 18:00, në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë. Në një njoftim për mediat, partia ka shtuar: “Nisëm ditën në fshatrat Cërmjan dhe Bec të Dushkajës, ku u takuam me banorët. Fushata jonë do të jetë faqebardhë si dita e sotme.”

“Kryeministri Albin Kurti ka nisurDitë e bardhë për të nisur fushatën faqebardhë. Nisëm në fshatrat Cërmjan# dhe Bec të Gjakovës për t’i takuar banorët e rajonit të Dushkajës.Shihemi së bashku në orën 18:00, në sallën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë”, ka njoftuar VV.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete e AAK-së, Gentiana Gashi-Pepaj, me numër 87,…