Kurti: Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kushtet e Bashkimit Evropian duhet të jenë të drejta për Kosovën, në mënyrë që vendi të ecën shpejt drejt rrugës evropiane.
Në takimin e Këshillit për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian, i ka thënë se Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim të vizave.
“Kushtet e BE-së duhet të jenë të drejta, rruga e Kosovës duhet të jetë e shkurtër drejt qytetërimit evropian. Besojmë që të kemi liberalizim të vizave, tashmë kanë kaluar 3 vjet, 4 muaj që prej Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave, por qytetarët vazhdojnë të kalojnë këtë regjim vizash”, ka deklaruar ai.
Kurse, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka deklaruar se marrëveshja e Asocim-Stabilizimit është qendra apo themeli i bashkëpunimit, drejt shtegut evropian.
“S’jemi këtu për t’i kryer punës e juaja, dhe për këtë e mirëpres kryeministrin Kurti që të vë një theks te sundimi i ligjit. Ne mbesim të vendosur që t’i vazhdojmë përpjekjet tona kundër korrupsionit e krimit të organizuar”, ka deklaruar ai.