Kurti: Ky është sulm brenda institucional kundër Kosovës, situatë e paparë në shtetin tonë

15 prill 2025 | 13:55

Kryetari i LV-së, Albin Kurti, ka thënë se deputetët e opozitës PDK, LDK, Lista Serbe dhe AAK sot votuan kundër raportit të komisionit për verifikimin e mandateve.

“Në një votim krejt formal e teknik që bazohet në dokumentacionin e KQZ-së, ata u rebeluan kundër betimit të deputetëve dhe konstituimit të legjislaturës së nëntë. Ky është sulm brenda institucional kundër Republikës së Kosovës dhe zgjedhjeve demokratike. Kjo është situatë e paparë në shtetin tonë e shumë më gjerë. Ne qeverisim mbarë e mirë, këta lanë nam e bëjnë lajm të keq për shtetin tonë. Se janë kundër qeverisë e Republikës dihet, por se janë edhe kundër vetvetes, këtë e mësuam sot”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka reaguar pas mbylljes së…