Kurti lajmërohet nga Davosi, flet për takimet që pati me zyrtarë të huaj

19 janar 2023 | 12:13

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është duke qëndruar në Zvicër, në kuadër të takimeve që po zhvillohen në Davos.

Kurti ka theksuar se ka takuar zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin.

Kurti ka thënë se të njëjtëve iu shprehu mirënjohjen për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën ku u theksua rëndësia e mërgatës në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

Më tutje, ai ka bërë me dije se ka takuar me kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq si dhe përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me te cilët ka diskutuar për dialogun, si dhe hapat e mëtejshme për dinamizimin e këtij procesi.

Postimi i plotë i Kurtit në “Facebook”:

Në Davos takova zëvendëspresidenten e Zvicrës, Viola Amherd dhe ministrin e Ekonomisë së Zvicrës, Guy Parmelin. U shpreha mirënjohjen e thellë për kontributin e Zvicrës dhënë për Kosovën. Theksuam rëndësinë e mërgatës sonë në Zvicër, që janë urë lidhëse mes dy shteteve tona.

Me kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq potencuam se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.

Takova edhe përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Biseduam për hapat e mëtejmë dhe nevojën për dinamizim të procesit të dialogut drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me njohje reciproke në qendër.

Ndërsa me zëvendëskryeministrin e Ukrainës dhe Ministrin e Transformimit digjital, Mylkhailo Fedorov dhe administratoren e USAID-it, Samantha Power, në Shtëpinë e Ukrainës në Davos diskutuam mbi transformimin digjital.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aktori australian Russell Crowe ka qenë një nga figurat më…