Kurti largohet nga zyra e tij, ja si reagon kur pyetet nëse do ta takojë Ramën
06 korrik 2023
| 17:14
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk është takuar ditën e sotme me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, i cili ka qenë në një vizitë zyrtare në Prishtinë.
Teksa dilte nga ambientet e zyrës së tij Kurti është pyetur nga mediet nëse ka në plan të takohet me Ramën, pyetje së cilës kreu i Qeverisë së Kosovës ka refuzuar t’i përgjigjet.
Kurti ka përshëndetur gazetarët dhe ka hyrë në automjetin e tij dhe është larguar.