Kurti lavdërohet edhe në Davos: Vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro
16 janar 2024
| 14:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Davos të Zvicrës, ku ka mbajtur një fjalim.
Në fjalimin e tij, Kurti ka theksuar se Kosova ka përparuar shumë gjatë qeverisjes së tij.
Më tutje, ai ka theksuar se vlera e eksporteve të Kosovës ka arritur në 2.5 miliardë euro.
“Çdo gjë tregon se do të bëhemi një vendi i orientuar ka eksporti, nuk është e rastësishme që për dy vite e gjysmë janë dyfishuar eksportet, ku në tre vitet e fundit gjithsejtë, vlera e eksporteve të Kosovës, ka arritur në 2.5 miliardë euro. Ndërkaq kjo rritje është më shumë se dyfishi, krahasuar me gjashtë vitet e mëparshme”,ka thënë Kurti.