Kurti lë banesën 60 metra katrorë, vendoset në një shtëpi në Taslixhe

29 mars 2021 | 21:10

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e ka ndërruar vetëm zyrën, mirëpo edhe vendbanimin e tij.

Nga banesa mbi 60 metra katrorë sa ka jetuar deri tash, ai ka kaluar në një shtëpi disa katëshe në kryeqytet, raporton Kanal10.

Nga partia e Kurtit nuk kanë dashur të prononcohen lidhur me ndryshimin e vendbanimit të liderit të saj.

Në kohën e Qeverisë Kurti1, disa herë iu drejtua popullit si kryeministër, nga ballkoni i banesës së tij, afër “Parkut të Qytetit”.

Madje, ai shpesh e kishte përmendur se jeton në një banesë mbi 60 metra katror.

Mirëpo, nga kjo banesë, Kurti nuk shpërngul në një banesë më të madhe, por në një shtëpi në periferi të kryeqytetit.

Banorët që nuk kanë dashur të prononcohen para kamerës, kanë thënë se ka disa ditë që Kurti tashmë është bërë fqinj i tyre dhe se atë e ka marr me qira.

Lidhur me ndryshimin e vendbanimit të Kurtit nga banesa në një shtëpi, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu nuk ka dashur të prononcohet.

Kryeziu këtë e ka arsyetuar për shkaqe të sigurisë.

Në këtë link mund ta shihni videon e Kanal10:

https://www.facebook.com/watch/?v=482945009504879

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka pritur…