Kurti: Lehonat do të marrin nga 250 euro në muaj, fëmijët deri në 2 vjeç 20 euro në muaj
Albin Kurti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit, para se të marr votën për të drejtuar qeverinë, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jenë edhe mirëqenia për fëmijët.
Ai ka premtuar shtesa për fëmijë dhe nëna lehone.
“Për fëmijët deri 2 vjeç do të ndahen 20 euro në muaj, kurse nga 2 vjeç deri në 16 nga 10 euro në muaj”, ka deklaruar Kurti.
Ai ka premtuar edhe rimbursim për familjet me më pak të ardhura.
“Një familje më me pak se 7 mijë euro në vit do të marrë 50 euro rimbursim. Më pak se 6000 euro në vit do t’i ndahen 100 euro, familjet me më pak se 5 mijë do t’i ndahen 150 euro”, tha Kurti.
Ai premtoi mbështetja edhe për nënat lehona.
“Për nëna lehona për 6 muaj do të ndahen 250 euro në muaj”, u shpreh Kurti.