Kurti lëvdon punën e Qeverisë: Kaq shumë nuk është bërë asnjë herë në Kosovë
01 korrik 2021
| 20:43
Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, ka folur rreth vendimeve të qeverisjes së tij për këto 100 ditë.
Kurti tha se kaq shumë punë nuk është bërë asnjë herë në Republikën e Kosovës.
Ai tha se mbi 200 vendime për këto 100 ditë nuk është punë e vogël.
Tutje, ai foli edhe për shkarkimin e bordeve nga Qeveria Kurti 2.
“Po vazhdojmë të ndalim gjakderdhjen financiare. Kaq shumë punë nuk bërë asnjë herë në Kosovë. Numri i ndërkombëtarëve që kanë vizituar Kosovën për këto muaj ka qenë shumë i madh”, shtoi ai në RTK.