Kurti: Lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme
Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim kryetarin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer bashkë me delegacionin e udhëhequr nga ai, pjesë e së cilës ishin dhe dy miq të Kosovës, bashkëkryetarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Zvicër-Kosovë, Cedric Wermuth dhe Marc Jost.
Kurti ka theksuar se lidhjet e shtetit tonë me Zvicrën janë të fuqishme dhe karakterizohen veçanërisht nga bashkëpunimi në aspektin ekonomiko-kulturor.
“Mërgata atje, është ura që jo vetëm që na lidhë me shoqërinë zvicerane, por edhe që ndihmon zhvillimin dhe progresin e vendit tonë. E falënderova shtetin e Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme dhe gatishmërinë e vullnetin për lidhje edhe më të forta e të ngushta ndërmjet dy vendeve tona”, ka theksuar Kurti pas takimit.