Kurti liron nga detyra një zëvendësministër (dokument)
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga posti i zëvendësministrit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Sejnur Veshall.
Veshalli ka njoftuar se me kërkesë të partisë Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës (LPRK), e cila e ka propozuar, kryeministri Albin Kurti e ka liruar nga pozita e zëvendësministrit.
“Unë kam punuar, asgjë më tepër. Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë më tepër dhe sot po lirohem vetëm për çështje personale. Kam punuar me mundë e përkushtim, vetëm t’i proklamojë afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i parë i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë”, ka njoftuar Veshall në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë:
U lirova nga posti i zëvendësministrit!Me kërkesën e partisë e cila më ka propozuar, Kryeministri Kurti më ka liruar nga pozita e zëvendësministrit. Unë kam punuar, asgjë më tepër.
Unë u faktorizova si rom në qeveri, asgjë tepër dhe sot po lirona vetëm për çështje personale.
Kam punuar me mund e përkushtim, vetëm ti proklamoj afinitetet e pjesëtarëve të komunitetit, dhe e bëra. Unë mbes romi i pare i cili ka bërë gjëra të mëdha, të tjerët asgjë!
Tu bë e padrejtë, tha kryeministri. Ju faleminderit të gjithëve për bashkëpunimet, i falënderoj të gjithë anëtarët e kabinetit të qeverisë për bashkëpunimin dhe konsideratën.
Ju donë zëvendësi i Hajrës!
Me përkulje,
Përherë i juaji
Sejnuri.