Kurti: Lufta jonë kundër korrupsionit po jep rezultat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është mburrur me raportin e Transparency International, mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë.
Kurti ka thënë se ky raport, konfirmon se reformat e qeverisjes së tij, po funksionojnë, anipse lufta antikorrupsion, kishte ngecur për gati një dekadë.
“Lufta jonë antikorrupsion vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e perceptimit të korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.
Our @anticorruption fight continues to pay off. Stuck for nearly a decade in the bottom half globally in Transparency International's Corruption Perceptions Index, Kosova has rocketed 20 places up in 2 years under our Govt. Independent confirmation that our reforms are working. pic.twitter.com/EOuB0P2SLW
— Albin Kurti (@albinkurti) January 31, 2023