Kurti: Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike, sipërfaqet e mbjella u rritën për 521%
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se luledielli është kulturë më rëndësi strategjike, teksa ka treguar përkrahjen e qeverisë ndaj fermerëve.
Kurti ka publikuar në “Facebook” disa fotografi të një plantacioni prej 30 hektarësh të mbjella me luledielli.
Më tuitje, Kurti ka treguar se këtë vit janë rritur sipërfaqet e mbjella me luledielli për 521 për qind.
“Luledielli është kulturë me rëndësi strategjike andaj edhe fermeri shembullor Shukri Sallahu ka mbjellë 30 hektarë me të. Ai produktin final e ka tanimë të dedikuar për eksport për shkak të kërkesës së lartë në treg për lëndën e parë. Përmes Programit për Pagesa Direkte 2023, një hektar me lulediell është përkrahur me 454 euro, duke përfshirë këtu subvencionimin e naftës dhe plehërimit. Shukriu, këtë vit ka shirë 100 hektarë me grurë si dhe pret të korrë edhe 15 hektarë me misër. Sipërfaqet e mbjella me lulediell ishin 48 hektarë në vitin 2022, ndërsa këtë vit janë pothuajse 300 hektarë, pra rreth 521 për qind më shumë”, ka shkruar Kurti.