Kurti: Majlinda do të shpallet person me merita të veçanta

28 shtator 2021 | 14:09

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije të martën në Pejë se në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, Majlinda Kelmendi do të shpallet person me merita të veçanta.

“Ju njoftojë së në mbledhjen e radhës të Qeverisë së Kosovës, Ministria e Sportit do të propozojë vendimin e shpalljen e Majlindës person më mërita të veçanta. Për atë çka i ka sjell Majlinda vendit tonë, kjo është me e pakta që ne mund të bëjmë për të personalisht”, ka thënë Kurti.

/Veton ZYMBERI/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj…