Kurti: Marrëveshja me LDK-në është shumë afër

08 janar 2020 | 15:17

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se marrëveshja me LDK-në për bashkëqeverisje është shumë afër.

Para nisjes për në Kuvend të Kosovës, ku do të takohet me liderin e LDK-së për vazhdimin e bisedimeve, ai ka thënë se do të shkojnë me shpejtësi drejt arritjes se marrëveshjes me LDK-në. “Shpresoj që tash pasi që kanë rifilluar bisedimet edhe do të shkojmë me shpejtësi drejt arritjes së marrëveshjes që edhe ashtu është shumë afër”, ka deklaruar Kurti para medieve.

Pak më parë në Kuvend të Kosovës kanë arritur krerët e LDK-së, në krye me Isa Mustafën për tu takuar me zyrtarët e LV-së.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka…