Kurti: Marrëveshja me NATO-n për mosdërgimin e FSK-së në veri e dëmshme

20 maj 2021 | 11:19

Kryeministri Albin Kurti vazhdon të mendojë se letërkëmbimin i vitit 2013 në mes të ish-kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen të NATO-së për çështjen e dërgimin të FSK-së në veri të vendit, është i dëmshëm.

Duke iu përgjigjur deputetit të PDK-së, Fadil Nura, për këtë çështje, Kurti ka thënë se kjo çështje nuk mund të rregullohet me një takim.

“Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës. Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020. Unë nuk kam akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij. E kam akuzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë  të tillë.  Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë. Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, ka deklaruar ai në kuvend.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK),…