Kurti: Marrëveshja në Ohër të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa
16 prill 2023
| 12:06
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se Marrëveshja e arritur në Ohër me Serbinë, duhet të zbatohet plotësisht dhe pa vonesa.
Kurti tregoi se në dy vitet e fundit në Bruksel kanë negociuar për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ne kemi kaluar 2 vitet e fundit në Bruksel duke negociuar një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes Kosovës dhe Serbisë. Më 18 mars në Ohër, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell njoftoi zyrtarisht marrëveshjen. Ajo që është rënë dakord duhet të zbatohet plotësisht. Asnjë zbatim i pjesshëm dhe pa vonesa”, ka shkruar Kurti në “Twitter”.