Kurti: Marrëveshja për demarkacionin është për faljen e territorit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se më sonte Kuvendi i Kosovës do të vendos për fatin e gjeneratave të ardhshme.
Kurti ka thënë se me marrëveshjen për demarkacionin nuk heqin vizat por i falet territori Malit të Zi.
“Kjo marrëveshje nuk është për heqjen e vizave por për faljen e territorit”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka thënë se duke refuzuar Marrëveshjen për demarkacionin, Kosovës i shpëtohet territori
Më tutje, Kurti ka thënë se aneks marrëveshja e dy presidenteve, Hashim Thaçi dhe Filip Vujanoviq është mashtrim.
Kurti i ka thënë Haradinajt të heq dorë nga marrëveshja e demarkacionit, në mënyrë që ta mbështet atë për të renë ka pushteti.
Po ashtu, Kurti i ka thënë Haradinajt që mos ta legjitimojë tradhtinë duke i falur territor Serbisë.