Kurti: Masakra në Poklek të Ri të Drenasit dhe Studime, dëshmi e mizorive të pashoqe që ka përjetuar populli ynë!
31 maj na përkujton sakrificën e popullit tonë dhe krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë.
Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti me rastin e përvjetorit masakrave në Paklek të Ri të Drenasit, por edhe në Studime të Vushtrrisë.
Kurti tha se më 31 maj 1998, në Paklek të Ri të Drenasit, dhjetë civilë shqiptarë të pafajshëm e të pambrojtur u vranë dhe zhdukën nga forcat e armatosura serbe.
Ndërsa në 31 maj 1999, në Studime të Vushtrrisë, forcat e Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu, përfshirë shtatë fëmijë.
“Këto dy masakra, që ndodhën në të njëjtën datë, një vit larg nga njëra-tjetra, për të cilat ende nuk është dënuar askush, janë dëshmi e mizorive të pashoqe që ka përjetuar populli ynë. Kujtimi i të vrarëve në Paklek dhe Studime është thirrje për drejtësi dhe angazhim i përhershëm për të mos harruar të kaluarën tonë të dhimbshme”.
Postimi i plotë: