
Kurti mbërrin në Gjilan, para i del Haziri
07 prill 2020
| 09:33
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mëngjesin e së martës ka vizituar Komunën e Gjilanit, ku është pritur në takim nga kreu i komunës, Lutfi Haziri. Kurti në këtë vizitë është i shoqëruar nga ministrja e Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilia Rexhepi. Takimi po mbahet në Qendrën Operative Emergjente te kompleksi i shkollave të mesme.