
Kurti mbërrin në Tiranë, pritet të takohet me Merkelin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë, ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Më parë në hapësirat e “Tirana Business Park” ka arritur edhe kryeministri malazez, Zdravko Kripokaviç, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Tashmë pritet nga çasti në çast të arrijnë edhe kryeministri i Shqipërisë, nikoqiri Edi Rama, si dhe kancelarja Merkel.
Ndryshe, Merkeli po zhvillon një vizitë në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ajo do të mbledhë krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë çështjet e bashkëpunimit rajonal.
Gjithashtu janë planifikuar bisedime kokë më kokë me kryeministrin Albin Kurti, ata të Bosnjës e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.