Kurti mbledh drejtuesit e qendrave të LV-së në Kosovë dhe Mërgatë, temë diskutimi situata politike në vend
Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Rinisë për Vetëvendosje! (RVV).
Në këtë mbledhje morën pjesë kryetari i Lëvizjes, njëherësh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Sekretari Organizativ i LV-së, Alim Rama, Koordinatori i Qendrave, Valon Hoti, si dhe Kryetari i Organizatës së Rinisë për Vetëvendosje! (RVV), Behar Jashari.
Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Gjithashtu drejtuesit e qendrave u njoftuan dhe debatuan mbi ecurinë e procesit të dialogut dhe zhvillimet e fundit me të.
Çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LV-së dhe organizatës së saj, RVV-së.
Aktivitetet e realizuara përgjatë këtyre muajve nga qendrat e RVV-së, raportet e punës nga qendrat për muajin prill dhe vizitat regjionale në qendra, janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi.