Kurti mbledh ministrat, ky është rendi i ditës i mbledhjes
11 janar 2023
| 08:36
Qeveria e Kosovës sot do ta mbajë mbledhjen e radhës.
Kurti do të mbledhë kabinetin qeveritar në orën 10:00.
Ndër të tjera, në mbledhjen e qeverisë do të diskutohet për shqyrtimin e propozim-vendimit për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin me energji.
Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe ndarja e fondeve për disa organizata të caktuara joqeveritare.