Kurti mbledh ministrat, mbahet mbledhja ceremoniale e qeverisë
23 mars 2021
| 11:39
Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbledhur në takim ministrat dhe zëvendëskryeministrat e tij në ditën e parë të punës në krye të ekzekutivit.
Kurti është zgjedhur kryeministër në seancën e djeshme të Kuvendit me 67 vota të deputetëve të Kuvendit.
Qeveria “Kurti 2” do t’i ketë 15 ministri, ku pesë prej tyre do të drejtohen nga gratë.