Kurti mbledh ministrat, pritet votimi për masat e reja kundër koronavirusit

12 shtator 2021 | 12:03

Qeveria e Republikës së Kosovës është duke zhvilluar mbledhje online për votimin e masave të reja kundër përhapjes së koronavirusit.

Lajmin e ka konfirmuar për media zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas tij, mbledhja pritet të përfundojë gjatë pasditës së sotme.

“Qeveria është duke mbajt një mbledhje elektronike ku do të votohen masat e reja kundër pandemisë. Mbledhja pritet do të përfundojë gjatë pasdites. Me të përfunduar, do të ju njoftojmë për vendimet e miratuara”, ka thënë Kryeziu.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të premten ka mbajtur takim virtual me kryetarët e komunave, me të cilët ka diskutuar rreth masave të reja që do të hyjnë në fuqi nga nesër.

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” ka njoftuar se ministri Vitia i ka njoftuar kryetarët për masat e reja që pritet të miratohen më 13 shtator dhe që do të jenë të vlefshme deri më 26 shtator.

Sipas këtij njoftimi, mësimi në të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar nuk fillon para datës 26 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka vazhduar të bie numri i pacientëve që janë të…