Kurti mbledh sot ministrat

01 qershor 2022 | 08:03

Qeveria Kurti do të mbajë sot mbledhjen e radhës.

Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar ndër pikat e rendit të ditës do të jetë edhe shqyrtimi i draftkonceptit për themelimin e Fondit Sovran të Republikës së Kosovës.

Mbledhja pritet të fillojë në orën 11:00.

Kjo është mbledhja e parë e qeverisë pas një vizite mbi 20 ditore që kryeministri Kurti kishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe më pas edhe në Zvicër.

Kurti gjatë qëndrimit në Amerikë u takua me senatorë, përfaqësueses të bizneseve dhe me mërgatën shqiptare.

Kryeministri pati një takim edhe me këshilltarin për Siguri Kombëtare të presidentit Biden, Jake Sullivan, takim ky që Kurti e cilësoi shumë të rëndësishëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka folur për refuzimin e…