Kurti mbrojti Nagip Krasniqin me dy aktakuza, reagon Çitaku: Në terr e ke gjysmën e Kosovës

30 dhjetor 2024 | 21:37

Vlora Çitaku nga PDK, ka shkruar për intervistën e Kurtit në RTK, i cili e mbrojti ish-Kryeshefin e KEK-ut Nagip Krasniqi, anipse ndaj tij rëndojnë dy aktakuza nën dyshimin e keqpërdorimit të mbi 40 milionë euro.

Çitaku ia ka përmendur edhe faktin se gjysma e Kosovës është në terr, duke e pyetur Kryeministrin, se ku po e sheh suksesin.

Postimi i saj i plotë:

Po i bëhet sulm për shkak të suksesit të tij, paska thënë A.K. për Nagip Krasniqin.

Ku po e sheh atë sukses? Në terr e ke gjysmën e Kosovës, faturat e energjisë elektrike kanë shkuar në stratosferë.

Po, nuk e ndjenë Kosovën si e ndjejmë ne, A.K.

Ndoshta, në universin paralel ku ai jeton, çdo gjë është mirë.

Në realitet, Kosova meriton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
HPC INTERNATIONAL SAS BRANCH IN KOSOVO, shpall te pavleshme certifikaten…