Kurti mbron Kusari-Lilën pas incizimeve: Kujdes nga ‘lufta hibride nga Serbia’
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar publikimin e audio-incizimeve nga “Nacionale”, ku shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, e cila koordinohet me ish-deputetin e Listë Serbe, Sllavko Simiq për disa ligje të rëndësishme të vendit si dhe pranimin e saj që ka biseduar me Millan Radojiçiq.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Mimoza Kusarit dhe ka thënë se këto incizime janë “luftë hirbide” e Serbisë kundër Kosovës.
“Së pari shefja e grupi parlamentar dëgjohet disa sekonda e shumë minuta ka interpretime paraprake partizane në mënyrë që njerëzit të mos mendojnë vetë për atë që mendojnë e që qartazi është një incizim që është i gjymtuar i redaktuar dhe rrjedhimisht do të duhej që organet e drejtësisë të merren me të. Shefja grupit tonë parlamentar natyrisht që jo vetëm që komunikon jo veç që bashkëbisedon me shefat e grupeve tjera parlamentare, por ajo e ka për detyrë për çdo projektligj të përpiqet që të sigurojë për vota”.
“Ju e dini shumë që Qeveria e Kosovës ka zero varësi nga Lista Serbe dhe kjo e ka bërë pushtetin tonë demokratik edhe liberal edhe progresist si asnjë tjetër në Kosovë e pavarur”, ka thënë Kurti gjatë qëndrimit në Podujevë.
Më tutje, ai ka thënë se nuk është takuar dhe s’ka biseduar asnjë herë me Millan Radojiçiqin.
“Unë as që kam komunikuar e takuar ndonjë herë me personin në fjalë. Ju lus që te keni kujdes sa i përket kësaj lufte hibride e cila bëhet nga Serbia kundër shtetit të pavarur dhe pushtetit demokratike në Kosovës janë duke u përpëlitur si autokraci që janë në shtetin fqinjit tonë veriore e po përpiqen me xhirime, me incizime, me insinuata të ndryshme të shkaktojnë konfuzion te opinioni publik në Kosovë mirëpo populli jonë është demokratik dhe i qëndrueshëm”, ka thënë ai.
Kurti është pyetur se Mimoza Kusari e pranon që ka biseduar me Milan Radojiçiqn, mirëpo Kurti ka thënë se dëgjimi i mesazhit të Millanit nuk mund të thuhet se ka biseduar.
“Gjatë takimit që ka pasur me shefin e Listë Serbe kur ata ishin në kuvend e kur ata e kishin Goran Rakiqin ministër në qeveri aty asaj i është lëshura në interefon të telefonit të Sllavko Simiqit gjë që s’mund të thuhet se është takim”, ka thënë ai.