Kurti mbron Nagip Krasniqin: Ai i ka çmendur me suksese kundërshtarët
Ndonëse Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur edhe aktakuzën e dytë ndaj Nagip Krasniqit, ish-Kryeshef i KEK-ut, kryeminsitri Albin Kurti i doli në mbrojtje duke e sulmuar gjyqësorin.
Gjatë një interviste në “RTK Prime”, Kurti i quajti “sulm” aktakuzat ndaj ish-drejtorit duke thënë se është “bërë për shkak të suksesit të tij dhe jo dështimi.”
“Drejtori, kryeshefi Krasniqi 105 milionë euro fitimin KEK-ut në vitin 2022, ky i ka çmendur kundërshtarët tjerë një pjesë e madhe e të cilëve janë në prokurori, dhe ky sulm që është bërë ndaj drejtorit është bërë për shkak të suksesit të tij, jo për shkak të dështimit të tij, dhe tash rasti është komplet procedural, jo i ke nënshkrua kontratat ose dokumentet e caktuara me kohë ose jo. Çështje procedurale. – tha ai.