Kurti mbron Sveçlën, seancën e jashtëzakonshme e quan të kotë

14 prill 2020 | 11:44

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka arsyetuar veprimin e ushtruesit të detyrës së punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlës, që përmes vendimit iu ka dhënë leje deputetëve për të marrë pjesë në seancë. Kurti tha sot se me këtë veprim janë duke u trajtuar njëjtë qytetarët dhe deputetët.

“Besoj se është më mirë të përgjigjet vetë ushtruesi i detyrës të ministrit, por është e qartë që Prishtina është në karantinë, në mënyrë që të mos ketë kurrfarë pengese për deputetët, besoj se e ka marrë një vendim të tillë. Unë e kam bindjen time se seancat e tilla jo vetëm se nuk janë të dobishme, por janë kundërproduktive, dërgojnë mesazh negativ te qytetarët. Janë të kota, për brengën e ngritur nuk mund të kenë ndikimin që dua. Po trajtohet edhe deputeti si qytetari, s’besoj se duhet të ketë qytetar që ankohet”, thotë ai.

Njëjtë është deklaruar edhe ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi. Ai thotë se është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit. “Ditën e diel, në ditën kur është vendosur Prishtina në karantinë, jam ndal nga policia dhe më është dashtë të argumentoj që jetoj në Prishtinë që të më lejoj të hyj, që do të thotë se të gjithë do të kontrollohen, pa marrë parasysh pozitës. Është hipokrizi që të atakohet ushtruesi i detyrës së ministrit”, ka deklaruar Bislimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Austria vendosi të lehtësojë masat kundër koronavirusit, pas rënies së…