Kurti mburrej se nuk bie në presionin e ndërkombëtarëve (video)
01 gusht 2022
| 21:59
Dy vjet më parë, më 2020, kryeministri Albin Kurti mburrej se nuk ka kush që mund të ndikohet.
Madje një gjendje deri diku relaksi, shefi i qeverisë kosovare e shfaqi edhe të dielën para gazetarëve 12 orë para fillimit të reciprocitetit me dokumente ndaj Serbisë.
Por vetëm 8 orë pas e 4 para hyrjes në fuqi, situata në veri të Kosovës u acarua e ndryshoi ashtu sikur edhe qëndrimi i Kurtit.
E veç 5 minuta para se të nis zbatimi, Qeveria që drejton Kurti, shtyu vendimin për 1 muaj pas kërkesës së ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier.
Këtë gatishmëri shefi ekzekutivit tha të hënë se e shprehi më qëllim që të qetësohet situata në veri, për çka tha se kontribuoi edhe kryediplomati amerikan në Prishtinë.