Kurti: Më 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 14 shkurtit do të jenë referendum.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se më 14 shkurt politika e keqe do të ndodhet para gjyqit popullor, raporton “Epoka e re”.
Ai ka vlerësuar se festën e zemrës do të bëjë edhe kremte të demokracisë.
Postimi i plotë i Kurtit:
Pas shtatë muajve na u dëshmua ajo që dihej nga fillimi. Zgjedhja e qeverisë koti ka qenë kot. Zgjedhje e paligjshme, jokushtetuese.
Kemi humbur shumë vite, jo vetëm muaj. Këto zgjedhje nuk janë të parakohshme por të vonuara. Mirëpo, këto zgjedhje janë referendum. Më 14 shkurt politika e keqe ndodhet para gjyqit popullor.
Punë e arsim, drejtësi e shëndetësi. Kaq duan qytetarët. Qeveria jonë e re do të jetë shërbim i mirë. Sepse qytetari është mbreti i republikës.
Më 14 shkurt, festën e zemrës e bëjmë edhe kremte të demokracisë.