Kurti: Më 7 shkurt në sheshin në Prishtinë, le t’i mbushim sheshet cep më cep

04 shkurt 2025 | 00:14

Kryeministri dhe lideri i LV-së, Albin Kurti, përmes një video të publikuar në “Facebook” u ka bërë thirrje qytetarëve që më 7 shkurt, në orën 19:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë t’i bashkohen tubimit elektoral të kësaj partie.

“Të premten, me 7 shkurt në ora 19:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, mbajmë tubimin elektoral më të madh që ka parë ndonjëherë Kosova. Bashkë, le t’i mbushim sheshet cep më cep!”, ka shkruar Kurti mbi videon e publikuar në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agon Maliqi Kosova përveç të qenit në masa kufizuese…