
Kurti me Aliun e Durmishin sot inagurojnë fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë – Podujevë
03 korrik 2023
| 08:24
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës përmes një njoftimi bën me dije se sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shoqëruar nga ministri Liburn Aliu dhe zëvendësministri Hysen Durmishi, me rastin e fillimit të punimeve të rrugës Prishtinë – Podujevë, do të bëjnë inagurimin e fillimit të punimeve.
Inagurimi do të bëhet te rruga Prishtinë – Podujevë, te Qeshmja te Kulina, nga ora 09:00.