Kurti: Me Amerikën jemi aleat dhe miq
19 shkurt 2024
| 15:11
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se raportet me Shtetet e Bashkuara janë shumë të mira.
“Me Amerikën jemi aleat dhe miq”, tha Kurti.
Këtë deklarim Kurti e ka bërë gjatë vënies së gurëthemelit të ndërtimit të një fabrike për prodhimin e dyerve dhe ditareve, në fshatin Kmetovc të Kamenicës.
Para disa ditësh, Kosova u kritikua nga ShBA-të rreth vendimit për dinarin.
Zëvendëssekretari i Shtetit Amerikan, James O’Brien, tha se “Nëse Qeveria e Kosovës nuk i konsideron ShBA-të si partner, as ShBA-të nuk do ta konsiderojnë Qeverinë e Kosovës si partner”.
Po ashtu edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, tha se “ky vendim ka ndikuar në cilësinë e raporteve Kosovë-ShBA”.