Kurti me bashkatdhetarët në Zvicër rithekson rëndësinë e regjistrimit për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit

08 dhjetor 2024 | 10:53

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Zvicra është një pikëtakim i veçantë me mërgatën tonë të shkëlqyeshme.

Ai ka shkruar në “Facebook” se puna dhe dedikimi i bashkatdhetarëve në këtë vend i ka dhënë një peshë të rëndësishme si rrugëtimit tonë drejt shtetndërtimit dhe zhvillimit, ashtu edhe lidhjes së Kosovës me Zvicrën.

“Në tubim mbrëmë, shpreha mirënjohje të thellë për kontributin që jep mërgata në forcimin e ekonomisë, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar. Duke sjellë me vete aftësi profesionale, resurse dhe ide të reja, bashkatdhetarët tanë jashtë kufijve mbeten një vlerë e shtuar për zhvillimin e Kosovës. I inkurajova që, ashtu siç po bëjnë tashmë shumë të tjerë, të kthehen dhe të jenë pjesë e transformimeve pozitive që po ndodhin. Gjithashtu, rikujtuam rëndësinë e regjistrimit për të votuar, me afatin që përfundon më 26 dhjetor. Bashkë, me përkushtim dhe vizion të qartë, do të vazhdojmë të punojmë për Kosovën që e duam”, ka shkruar Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se nuk do të…