Kurti me bashkëpunëtorë bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit
Me rastin e 22-vjetorit të rënies së heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me kryetarin e Qendrës së Prishtinës, dhe atë të Besianës, Arben Vitia dhe Bajram Ajeti, si dhe deputetë e aktivistë të tjerë të kësaj lëvizje, kanë bërë homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit në Prishtinë.
“Të tre këta heronj, frymuan dhe mprehën, si ndjenjën, ashtu edhe mendjen drejt një përcaktimi më të lartë për kombin dhe çlirimin e tij. E drejta dhe liria jonë, qëndron në horizontin që hapi vepra e tyre. E në atë drejtim, ata na tregojnë se me më pak hezitim, e me më tepër kthjelltësi të mendjes e vullnetit duhet shtruar rruga jonë e veprimit. Përkulemi para jetës dhe veprës së tyre, lavdi!”, ka njoftuar Lëvizja Vetëvendosje.
/Epoka e re/